Në prag të vendimit për hapjen e negociatave, Komisioni Europian ka vendosur të akordojë edhe 61.2 milion euro për Shqipërinë. Vendimi është marrë në Bruksel më 21 Shtator, krahas fondeve për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Përsa i përket Reformës në Drejtësi, Bashkimi Europian ka ofruar në këtë fazë 7.5 milionë euro, pjesë e instrumentit të para anëtarësimit.

Në total për vitet 2014 – 2020, shuma e planifikuar për Shqipërinë në kuadër të programit të asistencës para anëtarësimit IPA 2 kap shifrën e 649.4 milion Euro.

Nga vendet e rajonit më tepër fonde nga BE për muajt e mbetur të vitit 2017 është Serbia me 138. 2 milion euro, ndërsa Kosova do të përfitojë 25 milion euro ndërsa Mali i Zi do të marrë në vijim 20 milion euro.

Fondet për Shqipërinë do të synojnë ashtu si edhe në vitet e kaluara reformimin e administratës publike, barazinë gjinore, zhvillimin e turizmit dhe investimeve lokale.

KLAN PLUS