Shefja e politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn kanë bërë një deklaratë mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri, ku shprehin keqardhjen  për bojkotin parlamentar dhe faktin që opozita nuk është regjistruar ende për të marrë pjesë në zgjedhje.  

Debati politik nuk duhet të jetë jashtë, por brenda parlamentit sipas praktikave demokratike. Qytetaret shqiptarë meritojnë lidership të përgjegjshëm.

Edhe një herë në nxisim gjithë udhëheqësit politikë të veprojnë me përgjegjshmëri, me respekt për institucionet dhe t’u hapin rrugë zgjedhjeve demokratike, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Në deklaratë thuhet se “reforma shumë e nevojshme e drejtësisë në Shqipëri gjendet edhe një herë nën sulm”, ndërsa u bëhet thirrje të gjitha palëve për të përfunduar formimin e institucioneve të vettingut.

Sulmi ndaj reformës gjyqësore në vend të sigurimit të zbatimit të vegingut nën monitorimin e ngushtë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, dëmton të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Ne presim që anëtarët e parlamentit të tregojnë përgjegjshmëri dhe aftësi për të vepruar brenda institucioneve legjitime demokratike dhe të qëndrojnë në krah të popullit shqiptar, që vazhdon të kërkojë nisjen e Vettingut dhe të reformës në drejtësi, gjithashtu si një hap vendimtar për vendin për të hyrë në Bashkimin Europian

”.

Tv Klan