Bashkimi Europian këshillon Qeverinë shqiptare që në Programin e Reformave Ekonomike 2017-2019, të ketë në fokus uljen e papunësisë dhe të borxhit.

BE dhe Organizata e Kooperimit dhe Zhvillimit Ekonomik do japin ekspertizën e tyre në këtë program me qëllim rritjen e konkurueshmërise ekonomike të Shqipërisë.

Yngve Engström, Shef i Operacioneve, Delegacioni i BE në Shqipëri: Ka zhvillime pozitive sa i përket rritjes ekonomike por mbeten akoma edhe shumë pengesa që duhet të shihen me kujdes. Që në afatgjatë të arrihet një rritje e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, duhet të ndiqen çështjet që lidhen me rritjen e produktivitetit, nivelin e  lartë të papunësisë dhe  të zgjidhet çështja e borxheve në rritje.

Ndërsa Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi tha se takimi i mbajtur me përfaqësues të huaj dhe vendas për Programin e Reformave Ekonomike për dy vitet e ardhshme, do të ndihmojë për të përcaktuar fushat ku duhet ndërhyrë për të patur një ekonomi me konkurruese. /TV KLAN