Ligjet e reja të mbrojtjes së të dhënave në Bashkimin Evropian hyjnë në fuqi më 25 maj për të mbrojtur informacionin online të përdoruesve, në atë që Brukseli e shikon si një pikë referimi globale pas skandalit të Facebook.

Ligjet do të mbulojnë kompanitë e mëdha të teknologjisë si Google, Twitter dhe Facebook që përdorin të dhënat personale si një minierë reklamuese, edhe kompani si bankat dhe gjithashtu organet publike.

Një ndryshim i madh është se konsumatorët duhet të japin leje në mënyrë eksplicite për përdorimin e të dhënave të tyre, ndërsa ata gjithashtu mund të kërkojnë në mënyrë specifike që informacionet e tyre personale të fshihen.  

Kompanitë përballen me gjoba të mëdha deri në 20 milionë € (RM94.48 mil) ose katër përqind të xhiros vjetore globale nëse dështojnë të ecin në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave të BE (GDPR).

“Janë të dhënat tuaja, merrni kontrollin”

, tha Komisioni Evropian. Krahu ekzekutiv i BE u kërkon 500 milionë qytetarëve të marrin informacion mbi rregullat e reja.

Çështja e rregullave të reja është nxitur nga skandali i kohëve të fundit mbi marrjen e të dhënave të përdoruesve të Facebook nga Cambridge Analytica, një kompani kërkimore politike britanike në SHBA, për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Shefi i Facebook, Mark Zuckerberg u tha ligjvënësve të SHBA muajin e kaluar se firma ka në plan të vazhdojë në përputhje me rregullat e BE pasi kërkon të rindërtojë reputacionin e saj pas shkeljes, e cila preku 87 milionë përdorues./tvklan.al