Zëdhënësja e Komisionit Europian Maja Koçijançiç thotë se Brukseli është duke bashkëpunuar me qeverinë shqiptarë në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike. Në një intervistë për Televizionin Klan, ajo thotë se ka shkëmbim të rregullt të informacionit për këtë çështje.

“Në vija të përgjitshme, lufta kundër krimit të organizuar dhe lufta kundër trafikut të drogës është një nga prioritetet kryresore për Shqipërinë dhe Ballkanin. Kjo bën pjesë të prioritetet dhe ndiqet në mënyrë të rregullt. Ajo që ne si Bashkim Europian dhe si Komision Europian po bëjmë është që jemi në kontakt të rregullt me autoritetet shqiptare për këtë çështje. Ka një shkëmbim të rregullt midis delegacionit tonë dhe autoriteteve vendase.

koci-erisa

Koçijançic flet edhe për rezultatet e këtij bashkëpunimi.

 “Ne kemi parë disa hapa pozitivë, por shumë mbetet për t’u bërë. Prandaj kjo vazhdon të mbetet një prioritet dhe prandaj vazhdojmë që të angazhohemi intensivisht me autoritetet. Ky është një angazhim që është marrë nga autoritetet shqiptare dhe është gjithashtu një prioritet. Shpresoj se sqarova qartë, se sa seriozisht është marrë dhe sa seriozisht jemi duke punuar me autoritetet shqiptare për trajtimin e kësaj çështjeje.

Koçijançiç thotë se në Tiranë zhvilloi një vizitë edhe një grup ekspertësh, vlerësimet e të cilëve për luftën ndaj narkotrafikut do të pasyrohen në progres – raportin që publikohet në Tetor.

Tv Klan