Bashkimi Europian ka reaguar në lidhje me qëndrimin e Donald Trump për të mos rimbajtur marrëveshjen bërthamore me Iranin.

“Marrëveshja bërthamore me Iranin po funksionon shumë mirë dhe vazhdon që ta ndalojë vendin që të zhvillojë armët atomike”

, tha shefja e politikës së jashtme për BE-në, Federica Mogherini.

Mogherini tha se asnjë vend nuk mund të prishë marrëveshjen që Britania, Franca, Gjermania, Rusia, Kina dhe BE-ja kanë firmosur të gjitha së bashku.

Trump ka thënë se “nuk mund dhe nuk do që të mbajë” një marrëveshje të tillë me Iranin dhe kërcënoi se do t’i japë fund asaj nëse Kongresi nuk propozon një marrëveshje tjetër më të mirë.

/tvklan.al