Parlamentarët e gjashtë shteteve ballkanike nuk e kanë patur të lehtë ballafaqimin me kolegët e tyre në Parlamentin Europian.

I pari Eduart Kukan dhe më tej David McAllister, Knut Fleckenstein u kanë thënë ballkanasve se integrimi nuk do të jetë dhuratë pavarësisht entuziazmit dhe sukseseve që renditen ballkanasit. Kritikat kryesore të eurodeputetëve ndaj politikanëve të rajonit kishin të bënin me autoritarizmin në qeverisje, bllokimin në disa raste të reformave të integrimit, bojkoti i parlamenteve, ndërhyrjet politike në vendimet e gjyqësorit dhe dhunimi i lirisë së medias.

Në këto kushte eurodeputeti Kukan propozoi që BE të caktojë një të dërguar special për Ballkanin Perëndimor. Mbetet të shihet ecuria konkrete e integrimit deri me 20 Shkurt kur publikohet strategjia e re e zgjerimit në vijim në muajin Prill progres raportet për secilin shtet të rajonit. 

Burimi: Klan PLUS