Bashkimi Europian lëshoi një tjetër paralajmërim ndaj Polonisë, duke i bërë thirrje të mos e votojnë reformën e debatuar në drejtësi, përndryshe do të përjashtohet nga votimet në Samitet e unionit.

Frans Timmermans (zv/president i Komisionit Europian)

Komisioni i rekomandon autoriteteve polake të zgjidhin të gjitha problemet e ngritura këtë muaj. Reforma aktuale rrezikon qartësisht sistemin gjyqësor. Nëse qeveria në Poloni vijon me këtë plan reformash BE do të ndërmarrë menjëherë procedurën e bazuar në nenin 7 të Traktatit.

Polonia është përfshirë në një krizë politike e shoqëruar me protesta masive për shkak të reformës në drejtësi. Presidenti Andrej Duda deklaroi se do të kthejë mbrapsht 3 ligjet e kundërshtuara, por vendosi të dekretojë njërin prej tyre.

Ligji për reformën ne drejtësi i jep të drejtë qeverisë polake të emërojë e shkarkojë gjyqtarë, çka siç nënvizon BE, do të minonte pavarësinë e pushtetit gjyqësor në vend.

Tv Klan