“I got you” është videoklipi me të cilin Bebe Rexha, vjen në fillim të 2017.

Prurja më e re në tregun e muzikës amerikane dhe përtej saj është mirëpritur, madje media roze nuk ka nguruar të gjejë edhe ngjashmëritë mes këngëtares me origjine shqiptare dhe Kylie Jenner, një nga motrat e famshme Kardashian.

Tejet sensuale, 27 vjeçarja po i përkushtohet karrierës solo, pasi disa bashkëpunimeve me emra të njohur të muzikës si David Guetta, Nicki Minaj…….!

2016 mund të cilësohet për Bebeb Rexhen si një vit i suksesshëm. Përveç se disa nga kënget e saj, u kthyen ne hite dhe qendruan ne krye të klasifikimeve, ajo këndoi ne MTV Europe Music Awards dhe performancat e saj u vlerësuan nga kritika, në nëntorin e vitit të kaluar.

Tv Klan