Rezultate të papritura në takimet e para të Grupit F.

Islanda mori një barazim historik me Portugalinë, në debutimin e saj në finalet e Europianit. Skuadra e Lagerback siguroi një pikë, me sfidën që përfundoi me rezultatin 1 – 1.

Pjesa e parë ishte për portugezët, që kaluan në avantazh në minutën e 31’ me Nani. Pas pushimit, islandezët u kthyen në fushë me një mentalitet tjetër, duke barazuar brenda pak minutash rezultatin me Bjarnason, madje për pak sa nuk bërë mrekullinë në çastet e fundit.

Hungaria u tregua e pamëshirshme, duke mundur me rezultatin 2 – 0 Austrinë, në sfidën e zhvilluar në Bordo, sukses që e ngjiti në krye të Grupit F.

Pas një pjesë të parë të vuajtur, hungarezët reaguan në të dytën, ku shënuan edhe golat.

Austria, që u fut si pretendete në fushë, zhvilloi shumë minuta me një lojtar më pak, për shkak të një kartoni të kuq.

Tv Klan