Historia e Behlulit dhe Bihterit në serialin “Dashuri e Ndaluar” ka mbajtur miliona shikues para televizorit. Së fundmi, media turke ka raportuar mbi mundësinë që dyshja e famshme të bëhet bashkë sërish në një serial të ri.

Ekipi i produksionit të serialit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, raportohet se ka kontaktuar me Beren Saat. Aktorja mësohet se fillimisht ka kërkuar 130 000 lira turke për çdo seri. Më vonë, ata janë takuar edhe me Kivanç Tatlitug, i cili ka kërkuar 150 000 lira për seri.  

Teksa ekipi i produksionit numëronte ditët për të nisur projektin, i cili për nga kasti i aktorëve do të ishte një ndër më ambiciozët e sezonit të ri, aktroja 33-vjeçare ka ndryshuar mendje.

Nuk mund të paguhem më pak se Kivanç. Kërkoj 160 000 lira dhe jo 130 000 lira për seri

”, mësohet t’i ketë thënë Saat produksionit.

Por, kërkesa e aktores deri më tani nuk është miratuar nga ekipi i produksionit, i cili sipas raportimeve ka nisur kontaktet me të tjera aktore.

Dashuri e Ndaluar

”, është xhiruar në Stamboll mes viteve 2008 – 2010 dhe është transmetuar në Tv Klan, duke zënë një vend të pashlyer në kujtesën e teleshikuesve.

Në javët e ardhshme pritet të vendoset përfundimisht nëse do t’i shikojmë sërish bashkë Beren Saat dhe Kivanç Tatlitug. /tvklan.al