Beluli me te dashurenËshtë pak e vështirë për t’u besuar që aktori i njohur turk, Kivanc Tatlitug të qendrojë plot 3 javë me telefon fikur, por  kur bëhet fjalë për pushimet telefoni kthehet në bezdi.

Aktori dhe e dashura e tij stilistja, Basak Dizer po shijojnë pushimet në Amerikë, ku nga Los Angeles janë zhvendosur në Kaliforni, më pas do të kalojnë disa ditë edhe në Meksikë.

Përpara nisjes për në Amerikë, aktori ka shkruar me shaka në rrjetet sociale  se “telefoni do të fiket për 3 javë, sepse nuk duam t’ia dimë për asgjë”.

M. Sejdini