Balaj

Bekim Balaj nuk ndalet duke shënuar golin e gjashtë në kampionatin kroat. Sulmuesi i Kombëtares ka ndihmuar Rijekën të barazojë 1 – 1 me Slaven Belupon në sfidën e javës së 32.

Bekim Balaj mbërriti te Rijeka gjatë merkatos së janarit, por është shënuesi më i mirë për këtë skuadër.

Rijeka e ka siguruar pjesëmarrjen në fazën kualifikuese të Europa Ligës, pasi renditet në vendin e dytë.

Tv Klan