belen

Është rikthyer në rolin si një balerinë seksi, bukuroshja argjentinase Belen Rodrigez. Dhe kjo jo për ndonjë spektakël televiziv, por për kënaqësinë e saj dhe të njerëzve që ndodheshin në një lokal, ku ajo ka dalë për të festuar me mikeshat e saj.

Kështu pas përfundmit të martesës thuajse 3-vjeçare nga balerini Stefano Di Martino dhe pas pushimeve në Mauritius së bashku me djalin, Belen është kthyer më të formë se kurrë.

Në një video të shpërdarë në profilin e saj në Instagram, Belen shfaqet që kërcen në mënyrë shumë seksi dhe provokuese sipër tavolinave.

https://www.instagram.com/p/BA5ppr2FsBE/?taken-by=belenrodriguezreal

Duket se bukuroshja argjentinase, tashmë ia ka dalë që të kalojë çdo gjë dhe të rishfaqet e lumtur./tvklan.al