belen

Askush në Itali nuk ka më shumë ndjekës se ajo në rrjetin social Instagram. Belen Rodriguez ka shpjeguar gjatë një interviste se si mund të realizohet një “selfie” perfekte.

belen2

“Së pari duhet zgjedhur gjithmonë drita e duhur, më mirë të humbasësh 1 minutë duke zgjedhur dritën, se sa të realizosh një foto të djegur. Më pas pozicioni, duhet të jesh e përqendruar tek kamera dhe krahët duhet t’i mbajmë lart”, thekson Rodriguez.

belen3

Belen gjithashtu ka theksuar se mundohet që djalin e saj ta mbaj sa më larg rrjeteve sociale dhe këtë gjë do e bëjë për një kohë të gjatë, pasi nuk ka dëshirë që ai të lexojë se çfarë shkruhet në internet për të.

Me kalimin e viteve ajo mendon se do të mund tja shpjegoi djalit se gjithçka është risku i të qenurit e famshme.

tvklan.al