Dy vëllezër të dyshuar për planifikimin e sulmeve terroriste janë arrestuar gjatë një operacioni anti-terror në Belgjikë.

Nourredine H, 33 vjeç, dhe vëllai i tij Hamza u arrestuan pas kontrolleve të banesave në Mons dhe qytetin Liege.

Belgjika është ende në gatishmëri të lartë që nga vdekja e 32 personave pas shpërthimeve në aeroportin e Brukselit dhe në një stacion metroje në Mars.

Shumë njerëz të tjerë mbeten të plagosur nga sulmet që pretendohet të jenë kryer nga i ashtuquajturi Shteti Islamik.

“Në bazë të rezultateve paraprake të hetimit, duket se ka pasur plane për të kryer sulme ne Belgjikë”

– tha kryeprokurori në një deklaratë.

Megjithatë, ai ka shtuar se ende nuk është gjetur asnjë lidhje e vëllezërve me sulmet e Brukselit.

Për dy të arrestuarit do të vendoset ditën e shtunë nëse do të mbahen në paraburgim ose jo.

Aktualisht Belgjika është në alarm sigurie. Nivelet e sigurisë janë rritur në prag të festës kombëtare të saj me 21 Korrik, nga frika se mund të ndodhë një sulm i ngjashëm me  sulmin me kamion në Nice të Francës, me 14 Korrik./tvklan.al