Bella Hadid është 20-vjeçare, me një karrierë gjithmonë e më shumë në rritje, por mbi të gjitha ajo është kurorëzuar si modelja e vitit 2016.

Supermodelja është përzgjedhur nga sajti

Models.com

, në një anketim profesionist me juri eksperte, që përbëhej nga stilistë, fotografë, Make Up Artist, si edhe një numër lexuesish të sajtit.

Një mënyrë e jashtëzakonshme për të mbyllur vitin kjo për bukuroshen amerikane. Një muaj më parë Bella Hadid ishte pjesë e sfilatës së Victoria Secret, aktiviteti më prestigjiozi i modelingut në botë, i zhvilluar këtë herë në Paris. 

20-vjeçarja theu një tjetër rekord. Ajo dhe motra e saj Gigi, janë të parat modele motra që marrin pjesë në të njëjtën sfilitë të Victoria Secret. 2016 ishte një vit fatlum edhe sa i përket portofolit për Bella Hadid. Pasuria e saj vlerësohet tashmë mbi 3 milionë dollarë.

Tv Klan