Bukuria e kësaj zone shtyu Rilindasin Sami Frashëri të mendonte për ta bërë kryeqytet. I njohur ndryshe si qyteza e liqeneve, dhe i pozicionuar  në pllajën më të madhe, atë të Dumresë. Ky qytet ndodhet simetrikisht në qendër të Shqipërisë dhe emrin mendohet ta ketë marrë nga princi Belson.

Ndodhemi vetëm 2 orë larg Tiranës, në qytetin e Belshit, i njohur kryesisht nga pasuria ujore, jo vetëm e liqeneve, por edhe e ujrave termale për dobinë kurative. Duke qenë i njohur vetëm nga vendasit, me zhvillimin infrsatrukturor, është ngjallur edhe interesi për të

“Këtu vijnë turistë nga Elbasani, nga Tirana dhe zonat përreth që vijnë Brenda një dite dhe khehen prapë”.

Krahas të huajve duket se edhe banorët vendas tashmë po i japin tashmë një vëmendje të vecantë

“Këtu nuk ka pasur njerëz në Belsh që të vinin të pinin kafe, dhe sidomos gratë, vini vetëm burrat. Kurse tani i shef tavolinat plot”.

Drejtuesit e projektit për turizmin tregojnë se pas ndërtimit të pedonales, do të vazhdohet përgjatë gjithë liqenit, duke mbjellë pemë, e madje edhe simbolin karakteristik të tij

“Ky liqen ka pasur në të kaluarën zambak. Ne menduam që të shkulim zambakët dhe ti mbjellim me qëllim që dhe kjo buza liqenit të ketë zambakë sic ka qenë”.  

Liqeni i Seferanit ndodhet vetëm 50 metra larg qytetit dhe krahas bukurisë natyrore, mbart edhe vlera arkeologjike, të gjetura pranë malit të Gradishtës, poshtë të cilit gjendet një tjetër liqen, thellësia e të cilit ende nuk është arritur të zbulohet.

Mendohet se këtu të ketë kaluar dikur një zgjatim I rrugës tregtare Egnatia, e cila i sillte zhvillim zonës. Po ashtu vendasit në kuadër të begatisë për udhëtarët kishin ndërtuar foltoren e Afërditës, në nder të së cilës sot është ndërtuar kjo skulpturë.

Për banorët e vjetër  kjo zonë ka patur rëndësi të vecantë edhe pse nuk i njihej vlera

“Këto liqene, në periudhën e ish kooperativave bujqësore janë shfrytëzuar në mënyrë barbare për ujë. Pas vitit 2000 është investuar duke mbjellë pemë dhe shkurre për ta sjellë liqenin sic ka qenë dikur”.

Me dëshirën për ta kthyer këtë zonë në një aset ekonomik vendasit po ndërtojnë bujtina në mënyrë që turistët të mos qëndrojnë vetën pak orë në Belsh, por të kenë mundësi të vizitojnë të gjithë zonën, të njnihen me tradiat dhe vlerat autoktone kulinare që mbart.

 Burimi: KLAN PLUS

Gazetar: Megi Fagu