inis

“Bëmë mama të të ngjaj”, kjo shprehje vlen shumë kur shikon fotot e regjisores Inis Gjoni së bashku me vajzën saj, Coco Antonel.

Vetë artistja ka ndarë në profilin e saj në Instagram, disa foto me të voglën, ku të dyja shfaqen të veshura njëlloj. Xhaketë lëkure me streçe të zeza dhe me këpucë të kombinuara perfekt me veshjen, Inisi dhe Coco janë në sintoni të plotë më njëra-tjetrën.

inis gjoni

Pas angazhimit në shfaqjen të fundit, “Mbroni shpellarin”, një pjesë që vinte si një formë terapie për çiftet në krizë, duket se artistja është rikthyer në rutinën e saj si një nënë single.

Kjo nuk është hera e parë që Inisi publikon foto ku ajo dhe e bija janë të veshur në të njëjtën mënyrë. Duket se vajza e ekranit dëshiron që shija e saj e hollë përsa i takon veshjeve të pasqyrohet dhe tek vogëlushja, që mban emrin e një prej ikonave të modës, Coco Chanel./tvklan.al