1

Ben Affleck dhe Jennifer Garner ndahen. Këtë e konfirmon people.com

Ky çift ishte i martuar prej 10 vitesh dhe kanë tre fëmijë.  Në lidhje me ndarjen e tyre ata janë shprehur: “Pas shumë reflektimesh dhe konsideratash për njëri – tjetrin, morëm vendimin e vështirë për t’u divorcuar”, ka rrëfyer çifti për People.

Affleck dhe Garner pavarësisht gjithçkaje kanë premtuar se do të ruajnë miqësinë sëbashku dhe do të kujdesen rregullisht për fëmijët e tyre. Nga ana tjetër çifti ka kërkuar mirëkuptimin e të gjithve për ndarjen, duke kërkuar të mos spekulojnë për asgjë.

Kujtojmë se prej shumë kohësh martesa e tyre ka qenë në qendër të vemendjes, pasi ata shpesh kishin zënka mes tyre.

tvklan.al