Bëni kujdes nga infeksioni në bajame

Babai i tre fëmijëve përfundoi pa duar e këmbë pas një rasti tmerrësisht të rrallë të infeksionit në bajame, që desh i mori jetën.

44 – vjeçari Kevin Breen humbi gjymtyrët pasi ftohja dhe dhimbjet e stomakut, që e kishin kapur për dy ditë me radhë pas Krishlindjes, rezultuan se ishin simptomat e një infeksioni të rëndë.

Ai u dërgua me urgjencë në spital pranë Grand Rapids në Michigan, ku mjekët u përpoqën në mënyrë të dëshpëruar të përcaktonin se çfarë kishte që nuk shkonte me të.

Skaneri tregoi se stomaku i Breen ishte i mbushur me 1.5 litra ujë. Pas kësaj organet e tij nisën të mos fuksiononin më. Trupi nisi të mos furnizonte më me gjak gjymtyrët e tij, në mënyrë që të mbante organet gjallë, që shkaktoi mishin në këmbë dhe duart të vdiste.

Infeksioni në bajame ishte shpërndarë nga fyti i Breen në stomak, duke ia bërë të vështirë trupit që ta luftonte.

Mjekët thanë se 44 – vjeçari ishte fare pranë vdekjes, por ia doli të sfidonte fatin duke mbijetuar.

Ai tashmë po rikuperohet në shtëpi me bashkëshorten dhe fëmijët. Fatkeqësisht, Breen ka humbur thuajse çdo lëvizshmëri të duarve dhe këmbëve, që i janë shndërruar në ngjyrë të zezë për shkak të mishit të vdekur.

Ai pritet që t’i nënshtrohet operacinit për prerjen e tyre./tvklan.al

Kategori
LifestyleTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione








Të Lidhura

  • Franca: Zgjedhje në kohën e terrorit

    Franca mban zi, është e tmerruar nga një atentat, i cili në bazë të të dhënave të deritashme është kryer me modelin e milicisë terroriste “Shteti Islamik” (IS). Në...
  • Parashikimi i motit 22 Prill 2017

    Të shtunën moti karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta. Sërish më të përqendruara vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit lindor. Pjesa e dytë e ditës...
  • Horoskopi 22 Prill 2017

    Dashi – Sot është dita e madhe për të bërë lëvizjen tuaj vendimtare. Nëse ka diçka sa i përket dashurisë apo romancës që kërkon lëvizjen tuaj, kjo është dita...
  • 50.000 mijë policë mbrojnë votimin presidencial në Francë

    Pas atentatit vdekjeprurës ndaj policëve në Paris, kryeministri francez Bernard Cazeneuve i ka inkurajuar bashkatdhetarët e tij që të mos frikësohen. Pas një takimi të kabinetit të sigurisë, dy...