Berat, shënohen 300 raste çdo ditë nga gripi



Rreth 300 raste në ditë paraqiten çdo ditë pranë Repartit së Pediatrisë në spitalin Rajonal të Beratit, ku prindërit kërkojnë ndihmë mjekësore për fëmijët e tyre të prekur nga gripi. Që nga nata e ndërrimit të viteve dhe deri më sot mjekët pediatër janë përballur me një rritje të numrit të pacientëve të vegjël nga zero deri në 15 vjeç. Fluks të prekurish nga gripi mësohet se këto ditë ka pasur tek të gjitha moshat, por më të prekurit duket se kanë qenë fëmijët. Mjekja pediatre Shpresa Karkanjozi, shprehet se rastet po shtohen nga dita në ditë dhe se të prekurit nga gripi kanë mbushur shtretërit e këtij reparti. 

Mjekja thotë se rastet më të lehta kanë marrë mjekimet e nevojshme dhe rekomandimet dhe janë larguar, ndërsa rastet më të komplikuara janë shtruar në spital për disa ditë. “Prindërit duhet të tregohen shumë të kujdesshëm duke shmangur në këto ditë festash vizitat tek të afërmit apo grumbullimet festive në rast se fëmijët shfaqin shenja gripi, sepse kjo ndikon në përhapjen e epidemisë dhe jo më kot u mbyllën shkollat, kopshtet dhe çerdhet”

Nga ana tjetër mjekja apelon që prindërit që paraqiten fillimisht me simptomat e para tek mjeku i familjes dhe më pas drejt spitalit./tvklan.al

 

 

Kategori
AktualitetTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*