Një person është vënë në pranga nga policia e qytetit të Durrësit, pasi akuzohet për vjedhje makinash.  N.D. është arrestuar, pasi rezulton se në bashkëpunim me persona të tjerë ka vjedhur 8 automjete, kryesisht të markës “Mercedez Benz”në lagjet Nr. 14 dhe 17, Durrës.

1. Më datë 09.10.2016, në lagjen Nr.17, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip Benz në pronësi të shtetasit R.K. 43 vjeç , të cilin e kishte parkuar. Në automjet kishte edhe një telefon celular”I-Phone”dhe 90 000 lekë.

2. Më datë 18.10.2016,  në lagjen Nr. 14, Shkozet, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip Benz në pronësi të shtetasit L.K. 57 vjeç, të cilin e kishte parkuar.

3. Më datë 13.12.2016,  në lagjen Nr. 18, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip Benz në pronësi të shtetasit E.L. 39 vjeç, të cilin e kishte parkuar.

4. Më datë 07.01.2017,  në lagjen Nr. 16, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip Benz në pronësi të shtetasit Ç.D. 53 vjeç, të cilin e kishte parkuar.

5. Më datë 28.02.2017,  në lagjen Nr.14, Shkozet, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip Benz, në pronësi të shtetasit E.T. 23 vjeç, të cilin e kishte parkuar.

6. Më datë 14.03.2017,  në lagjen Nr.17,  Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip Benz, në pronësi të shtetasit I.D. 32 vjeç , të cilin e kishte parkuar.

7. Më datë 28.03.2017, në lagjen Nr.17,1 Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip Benz, në pronësi të shtetasit G.N. 54 vjeç, të cilin e kishte parkuar.

8. Më datë 29.03.2017, në lagjen Nr.17, Durrës, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip Volswagen KADY, në pronësi të shtetasit A.B. , të cilin e kishte parkuar.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Policia njofton se për shkak të hetimeve nuk japë më shumë shpjegime për ngjarjen./tvklan.al