Një burrë mori sepsis dhe vdiq pasi zona ku kishte bërë tatuazhin u infektua në momentin që u fut në ujë.

31-vjeçari e injoroi këshillën që i kishin dhënë doktorët se duhet të priste më shumë se dy javë para se të zhytej në pishina apo dete.

Ai kishte bërë një kryq në pulpën e djathtë dhe vendosi vetëm 5 ditë më pas të zhytej në ujërat e gjirit të Meksikës.

Plaga ishte ende e freskët dhe u infektua me një bakter mishngrënës që i rropi lëkurën dhe i shkaktoi vdekjen e tij./tvklan.al