Diskutimet në kryesinë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për bojkotin e parlamentit, Sali Berisha, tha se kanë edhe mbështetjen e tij.

I rrethuar nga dhjetëra mbështetës të opozitës në tendën ku zhvillohet protesta ai tha se rruga e vetme është bashkimi me vullnetin e qytetarëve.

I pyetur për qëndrimin e LSI-së dhe heshtjen që ajo ka mbajtur për protestën e opozitës, Berisha tha se i takon çdo force të zgjedhë nëse do të jetë në krah të qytetarëve apo qeverisë të lidhur me bandat dhe krimin.

Gazetari: Zoti Berisha një koment për LSI-në, e cila ka heshtur gjatë kësaj kohe?

Ky është një moment kritik, ky është një moment kritik për çdo forcë politike. Cdo forcë politike që nuk ka humbur prekjen, lidhjen me qytetarët është e ftuar të bëjë bilancin, të bëjë zgjedhjen në anën e krimit, banditokracisë apo në anën e qytetarëve,

” tha Berisha.

I pyetur nëse po ftonte Metën, ai u përgjigj se mesazhi ishte për çdo forcë politike, edhe për Ramën.

Edhe Rama. Rama po të dojë të largohet, të krijojë qeveri teknike… Forcat politike të vendosin kush do ta drejtojë,” tha ai.

Berisha tha se “Zgjedhje Qershori me Edi Ramën nuk mund të ketë.”

“Duhet t’a kuptojë çdo shqiptar, këtë moment kritik dhe jetik në historinë e kombit…Përveç vitit 1991, nuk ka pasur kurrë protestë katër muaj para zgjedhjeve…Kjo protestë është kambana më e fuqishme e alarmit për çdo shqiptar. Katër muaj para zgjedhjeve nuk proteston kurrë një forcë nëse nuk e konsideron jetike protestën.”

Ishin gjysmë milioni shqiptar që erdhën në këtë mision dje. Askush të mos harrojë se kjo protestë shpërtheu katër muaj para zgjedhjeve. Në vitin 1991 shpërtheu se nën kultin e Enver Hoxhës nuk kishte zgjedhje. Tani nën kultin e krimit nuk ka zgjedhje

.”

Ish-kryeministri tha se nëse Rama nuk pranon të dorëhiqet dhe t’i hapë rrugë qeverisë teknike “PD do ta imponojë që ta pranojë. Mosbindja civile ka 52 forma demokratike të saj. Kjo është njëra, do zgjedhim mënyrën për t’i treguar vendin Ediskobarit.”

Ish-kryeministri apeloi që çdo shqiptar, jo vetëm  brenda vendit por edhe atë në diasporë të ngrihen për të kërkuar largimin e qeverisë.

Për mundësinë që ndërkombëtarët të negociojnë gjetjen e një zgjidhje, ish-kryeministri tha se pushtetit të qytetarëve  duhet t’i binden të gjithë.

“Merita për këtë protestë është e qytetarëve (jo vetëm e Partisë Demokratike). A e din ti se nga ata 500 mijë, që ishin dje në Tiranë, të paktën 100 mijë ishin të gatshëm t’a fshinin nga faqja e dheut kazinonë e Edi Ramës. Por, i’u nënshtruan vullnetit të qytetarëve,” tha Berisha.

 Ai shtoi se protestuesit “e panë frymën qytetare dhe nuk lëvizi një gjethe në Tiranë, por u bë protesta më e fuqishme paqësore.”/Tv Klan