Ish-kryeministri Sali Berisha në një reagim të tij e quajti Asamblenë Socialiste mbledhje të kockave mafioze dhe  kumbarëve me në krye Noriegen me të rrezikshmen të Ballkanit dhe Europës.

Sipas tij, e ashtuquajtura Asamble e Partisë Siçiliste është klika që e shndërroi krimin në sunduesin e vërtetë të vendit dhe mbuloi anekënd Shqipërinë me kanabis, duke përzenë çdo ditë dhjetëra e qindra mijëra shqiptarë nga vendi.

Në një tjetër postim, ish-kryeministri u bëri thirrje gazetarëve të reagojnë ndaj fyerjeve që sipas tij kryeministri u adresoi në fillimin e punimeve të asamblesë.

Tv Klan