Ish – Kryeministri Sali Berisha e quan absurd arrestimin e Rramush Haradinaj dhe i bën thirrje autoriteteve gjyqësore franceze të heqin menjëherë kushtin e bazuar, jo në të drejtën ndërkombëtare, por në mandat-arrestin politik të xhelatëve të Beogradit.

Më tej Berisha shkruan se Bashkimi Europian duhet të dënojë me ashpërsi mandatin e arrestit dhe kërkesën për ekstradim, si dhe të rivlerësojë qëndrimin e Serbisë në procesin e negociatave me Kosovën dhe me Bashkimin Evropian, jashtë çdo impresioni të lojës me dy porta të “Rusisë së vogël” në Ballkan.

Tv Klan