Besart Berisha barazoi rekordin e golave të shënuar në kampionatin Australian. Ish-sulmuesi i Kombëtares është në të njëjtën kuotë golash me Archie Thompson, 90 në total. Një arritje e madhe e sulmuesit të Melbourne Victory, në gjysmën e kohës që iu desh 38-vjeçarit Thompson, i cili nuk luan më në A League.

Besart Berisha shënoi golin që vendosi fitoren 2 – 1 në derbin me Melbourne City i zhvilluar të shtunën. Një kënaqësi e dyfishtë për shqiptarin, i cili po luan sezonin e gjashtë në Australi, ku në 2012 fitoi Këpucën e Artë. Besart Berisha është shpallur kampion i Australisë me Melbourne City dhe Brisbane Roar, ekipi i mëparshëm i tij. 31-vjeçari ka veshur fanellën e Kombëtares për disa vite, por duke shënuar vetëm në takime miqësore.

Tv Klan