Nga çadra e protestës ish – Kryeministri Sali Berisha ka shprehur vendosmërinë e opozitës për t’i shkuar deri në fund betejës për zgjedhje të lira e të ndershme.

Berisha i bëri thirrje Kryeministrit Edi Rama të dorëhiqet dhe të mos mbrohet pas lidhjeve me krimin. Sipas Berishës, shkërrmoqja e mazhorancës është e pashmangshme në ditët dhe javët që vijnë.

///

20:17 Berisha: Beteja jonë, jo për pushtet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë i pranishëm mbrëmjen e së martën në çadrën e protestë. Berisha përsërit të njëjtën kërkesë sikurse dhe kryetari i opozitën Lulzim Basha ku i kërkoi kryeministrit Edi Rama që të japë dorëheqjen dhe të pranojë qeverinë teknike. “

Më mirë dorëzohu dhe prano qeverinë teknike, hapi rrugën vendit dhe të ecim përpara. Leri përpjekjet, ti je peng i krimit

”, tha ish -kryeministri Berisha.

Vota e lirë është themeli i shoqërisë së lirë. Përshëndes të gjithë qytetarët që janë në këtë çadër, ndaj dhe njëherë le t’i bëjmë thirrje Edvin Kristaq Ramës, në të ka mbetur dhe një gram arsye hape rrugën kjo është e jona, beteja për votën. Nuk është betejë për pushtet, pasi pushtetin do ta vendosin shqiptarët në zgjedhje. Mblidhi këtu në kryeministri të gjithë vrasësit, pengmarrësit e Shqipërisë. Më mirë dorëzohu dhe prano qeverinë teknike, hapi rrugën vendit dhe të ecim përpara. Leri përpjekjet, ti je peng i krimit. Vëllezër dhe motra a e dëgjuat akuzën që i bëri Tahiri Ramës, “se tek Balili nuk jam unë, por ti Edi Rama’. Dhe është e vërtetë. Prandaj më mirë thirri arsyes, çadra është çadër lirie, paqeje, dëgjoji këto dhe largohu. Largimi i mazhorancës së qelbësirave e bazuar mbi drogën, krimin dhe vjedhjen e qytetarëve është fati i pashmangshëm

”./tvklan.al