Akuzave të Ben Blushit për marrëveshjen e 18 Majit, ish – Kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur që t’i kundërpërgjigjet si mjek. Teksa u shpreh i bindur se marrëveshja mes palëve është një fitore, Berisha i konsideroi fjalët e Blushit si shpërthim xhelozie.

“Nuk do të komentoj marrëveshjen pasi ajo ishte win-win story dhe kam bindjen më të thellë për këtë. Duke të dëgjuar ty, konstatoj një shpërthim xhelozie të papërmbajtur, tani si mjek do të shpjegoj se xhelozia është sentimenti që lind në dashuri dhe i cili prodhohet nga frika se personi i dashuruar preferon tani dikë tjetër”.

Ish – Kryeministri kishte edhe një këshillë për kreun e Libras.

Po njerëz jemi ne. Këshilla ime është kjo, se më përmallove kur recitove Nolin, se e kuptova që ka filluar me t’u duk vetja si Fan Noli. Këshilla është se vërtetë dashuria lind xhelozinë, por xhelozia shkatërron dashurinë, prandaj me karar se kthehesh aty nga dole. Atëherë vazhdojmë me dashuri, pa xhelozi, votojmë”

./tvklan.al