Deklarata e Ambasadës Amerikane për protestën e të shtunës e ka thelluar hendekun mes Ambasadorit Donald Lu dhe opozitës dhe ka kompromentuar detyrën e diplomatit. Ish – Kryeministri Sali Berisha është i bindur për këtë.

Ish – Kryeministri tha në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili, se Ambasada gaboi që e quajti protestë të Partisë Demokratike atë kundër importit të mbetjeve që thirri shoqëria civile dhe se u pozicionua kur foli për mbetje të parrezikshme, duke u bërë interpret i Kryeministrit.

Duke folur për këtë rast, Berisha tha se nuk ka aspak respekt për ambasadorët që sillen si guvernatorë në një vend të lirë. Përgjegjësinë për këtë sjellje ia faturoi Kryeministrit Rama.

Një tjetër kritikë e fortë ndaj Ambasadorit Lu kishte të bënte me Reformën në Drejtësi. Berisha tha se ai ishte bërë palë me Kryeministrin Rama, në një kohë kur Komisioni i Venecias e kishte rrëzuar dy herë Ramën.

Kritikat mbeten të Ambasadori. Për qeverinë amerikane, Berisha sjell në kujtesë bashkëpunimin për ta votuar reformën.

Për Reformën në Drejtesi, Berisha thote se Rama dhe Meta e kanë shkelur paktin, pasi ishte rënë dakord që ligjet të kalonin me konsensus.

Për Ligjin e Vettingut, ku u shkel marreveshja, Berisha thotë se si antikushtetues do të ankimohet jo vetëm në Gjykatën Kushtetuese, por edhe në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Tv Klan