Ish – Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në rrjetet sociale përfshirjen në fushatën e kandidatit të majtë për Bashkinë e Dibrës, e personave të inkriminuar.

Berisha ka publikuar dhe një foto, ku thotë se personi që shfaqet i rrethuar është Jonal Mato, i dënuar sipas tij me 15 vjet burg për trafik droge në Itali.

fotoja-berishes

Ish – Kryeministri Berisha shkruan se ai është në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane i kapur aksidentalisht përpara 6 muajsh nga policia dhe i liruar sipas tij, me urdhër të Saimir Tahirin për shkak të fletë arrestit ndërkombëtar, djali i tezes së Muharrem Ramës, kandidatit socialist.

Tv Klan