Ish-kryeministri Sali Berisha distancohet nga listat e Partisë Demokratike për kandidatë për deputetë, lista nga të cilat janë përjashtuar të gjithë bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, thuajse të gjithë ministrat me të cilët ai ka qeverisur për 8 vjet dhe thuajse të gjitha prurjet dhe figurat historike që ai ka sjellë në PD.

Në përgjigjen që i kthen një qytetari për spastrimin e figurave më të njohura të partisë Demokratike ndër vite nga lista e kandidatëve, Berisha hedh poshtë aludimet se ai mund të ketë qenë pjesë e hartimit të tyre dhe thotë se ato kanë qenë ekskluzivitet vetëm i kryetarit.

“Faleminderit për mesazhin, me këtë rast ju siguroj se lista e kandidateve te PD është ekskluzivisht vetëm e kryetarit dhe jo e ish-kryetarit i cili pa asnjë keqardhje ka patur zero rol në listen e re. Por unë mendoj se është e drejtë ekskluzive e kryetarit te zgjedhe ekipin e tij,me urimet e mia më të mira për ju,

me respekt Sali Berisha”

Nga ana tjetër Berisha nuk ka komentuar prezencën e tij, i shtati në listën e Tiranës pas disa emrave periferikë.

Tv Klan