Etrit Berisha ose Federico Marchetti, njëri prej të tyre pritet të largohet nga Lazio. Asnjë nuk e ka sigurt vendin e titullarit.

Portieri i Kombëtares sipas mediave italiane ka kërkuar të jetë ai portieri i parë ose të transferohet në një ekip tjetër. Hapësira pakët në sezonin e kaluar duke u cilësuar si portieri i kupave nuk i ka pëlqyer 27-vjeçarit.

Ky shfaqet si një kërcënim për Federico Marchetti, i cili pati një rendiment më të ulët se shqiptari kohët e fundit.

Vendimi përfundimtar do të merret nga Marcelo Bielsa, i cili pritet të zyrtarizohet si trajner. Gjithçka pritet të qartësohet në ditët në vijim ku merkato të ketë nisur zyrtarisht dhe ekipi të jetë grumbulluar pas 6 korrikut.

Etrit Berisha është nën kontratë edhe deri në qershor të 2017, por paraqitja e tij në Euro 2016 ka tërhequr vëmendjen./TV KLAN