Ish-kryeministri Berisha ka hedhur akuza në adresë të kryeministrit Rama dhe kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi. Pak përpara nisjes së seancës plenare, Berisha tha se kjo dyshe po kthehet në një kërcënim për stabilitetin e vendit, duke e kthyer Shqipërinë në kohën e sistemit totalitar.

“Instalimi i klikës Rama-Ruçi përbën një rrezik të madh kombëtar, një kërcënim për stabilitetin dhe të ardhmen e vendit. Është rikthimi më i fuqishëm i të shkuarës Hoxhiste.”

Ky qëndrim i ish kryeministrit Berisha vjen në një kohë kur opozita e ka kontestuar  zgjedhjen e Ruçit në krye të kuvendit, duke e cilësuar simbol të së kaluarës së përgjakur të diktaturës komuniste dhe lidhjeve kriminale e trafiqeve të drogës. Sipas demokratëve kjo është edhe arsyeja se përse Gramoz Ruçi është përjashtuar nga hyrja në Shtetet e Bashkuara./Tv Klan