Ish-kryeministri Sali Berisha paraljmëroi nga çadra e opozitës pasardhësin e tij, Edi Rama për një fund të njëjtë me atë të diktatorit të Panamasë, ndaj e ftoi të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugën qeverisë teknike.

 “

Neveria dhe padurimi për të të qëruar nga pushteti po bëhen aq të mëdha që të mos presësh një tjetër 18 prill apo 18 maj se do kesh fund të tmerrshëm. Ik shpejt, se nuk do vijnë marinsat amerikanë, do vijnë rambot e demokracisë dhe me lecka do të të krehin nga ajo zyrë, nga tuneli, kudo që të jesh futur. Largohu më mirë se po të prêt një fund I tmerrshëm që ti e meriton por qe ne kemi vendos te ecim me një qeveri teknike që të çojmë vendin në zgjedhje. Të paralajmëroj se durimi i Shqipërisë po soset se jo xhelati i diktaturës Fatmir Xhafaj por edhe Enver Hoxha koleka e Kristaq Rama nuk të shpëtojnë dot nga verdikti i  qytetarëve shqiptare, largohu shporru qërohu sa me shpejt

..”

Kryeministrin Rama e akuzoi edhe si përdorues droge.

Sipas Berishës në katër vite qeverisje, kryeministri Rama e ktheu Shqipërinë në Kolumbinë e Europës, dhe liroi bandat më të rrezikshme, pas së cilës tha ai fshihet skenari i vjedhjes së votave.

Tv Klan

Fjala e Berishës:

Edi Maska, asnjë njeri në historinë e lirisë nuk ka keqpërdorur pushtetin ndaj qytetarëve të tij siç e ke përdorur ti në katër vite. Në 4 vite ti ke rritur varfërinë ekstreme, nëse ishin 15 mijë të varfër, sot janë 70 mijë shqiptarë që qajnë  me lot mjerim se nuk kanë kafshatën e gojës. Edi “Maska” shqiptarët kanë krijuar një neveri dhe urrejtje  të pakufishme ndaj teje, sepse ti u pasurove për vete dhe bllokmenët e tu.  Ty të kanë vlerësuar si qeveria më e korruptuar në 100 vite shtet Shqiptar, dhe përsëri çdo ditë vazhdon të vjedhësh.

Përveç  në vitin ’91, shqiptarët nuk janë larguar kurrë më shumë se 4 vitet e tua. Premtove 300 mijë vende punë dhe ja u le fajin juristëve se tallësh ti, duke thënë ç’tju bëjmë juristëve që kemi sa për gjithë Ballkanin.

Ka ekzistuar në Panama një njeri i quajtur Manuel Noriega dhe e mbushi vendin me drogë dhe një ditë marinsat amerikanë e gjetën në bunkier dhe e i dhanë 100 vite burg, ik shpejt po të them se do vinë Rambot e demokracisë, këta djem dhe vajza dhe me lecka do të krrejnë nga ajo zyrë, bunker, tunel, kudo që të jesh. Largohu më mirë se po të pret një fund i tmerrshëm që ti e meriton, por ne kemi vendosur të ecim me një qeveri teknike

”./tvklan.al