Pak ditë pasi iu desh të përballej vete me prurjet e reja në grupin parlamentar të Partisë Demokratike, Sali Berisha flet hapur kundër listës me të cilën konkurroi dhe humbi zgjedhjet Lulzim Basha.

Në emisionin “Fakt’ të gazetarit Çim Peka, lideri historik i Partisë Demokratike ka folur për një listë personale të Bashës thotë se nuk do ta kishte bërë kurrë një listë të tillë dhe e quajti të paprecedent faktin se ajo nuk kaloi në forumet e Partisë Demokratike, si kurrë më parë.

“Kjo është listë e kryetarit të PD. As nuk do të më shkonte ndërmend që unë të bëja një listë si kjo, por duhet të dimë një gjë, çdo njeri bën listën që mendon. Problem thelbësor i kësaj liste është se kjo nuk kaloi në forumet e partisë, ç’ka nuk ka ndodhur kurrë dhe s’duhet të ndodhë”.

Berisha thotë se lënia jashtë e disa figurave ishte e pajustifikuar.

“I kam konsideruar dhe i konsideroj të pamotivuara largimet e disa eksponentëve të rëndësishëm të PD-së nga lista. Kam theksuar që atëherë se kjo është listë e kryetarit, për herë të parë në historinë e Partisë Demokratike. Lista janë të partisë, kjo realisht ka qenë listë e kryetarit se nuk kaloi në forumet e partisë”.

Po për herë të parë Berisha flet për efektet negative që pati marrëveshja e fshehtë Rama-Basha, për të cilën thotë se u informua vetëm pasi ndodhi.

“Pas takimit më ka thënë dhe për hapin e tij për të pranuar çfarë ishte kërkuar dhe pak më shumë biles. Blloku i militanteve na u largua nga fushata. Militantet jane aq sa jane jetike per fitoren, aq jane edhe te hiperndjeshem. Dhe kur menduan se kjo mund te ndodhte thane ne s’kemi pune me kete fushate.. ne mbajtem candren, tani s’kemi pune. Jo abstenuan, por bojkoti i zgjedhjeve”.

Berisha thotë se militantet mund te ishin bere serish per vete, por pranon se kete s’mund ta bente Lulzim Basha, edhe pse faturen ua jep keshilltareve te tij.

“Lulzim Basha kishte këshilltarë mizerabël”.

Në intervistën e tij, ish-kryeministri thotë se do to qëndrojë deri në fund deklaratës së dorëheqjes së 4 viteve më parë për të mos marrë më drejtimin e Partisë Demokratike edhe pse pranoi se pas humbjes së zgjedhjeve ia kishin kërkuar këtë.

Tv Klan