Ish – Kryeministri Sali Berisha deklaroi se qëndrimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar janë alarmante dhe prania e tij në vendin tonë, në kushtet që po kalon ekonomia shqiptare sot, është jetike.

“Është një akt aventuresk i Edi Ramës, që të jemi realistë nuk ka haber nga ekonomia. Parlamenti duhet të ketë një të drejtë të flasë, sepse është ai që ka miratuar marrëveshjen dhe duhet të vendosë nëse FMN duhet apo nuk duhet të qëndrojë.”

Në një intervistë për

ABC News,

Berisha thotë se rreziku që paralajmëroi Fondi mbi koncensionet dhe partneritetin publik privat, i denoncuar edhe nga opozita në mënyrë të vazhdueshme, është evident. Ai parashikon kapërcim të borxhit mbi 80%.

“Rriti borxhin nga 62.4 përqind në 73.6 përqind dhe e vërteta është se me operacionet dhe nismat e tij të dy viteve të fundit, borxhi, sipas FMN me çekun 1 milion, rritet edhe 7 pikë më shumë, pra arrin në 80 përqind. Por e vërteta është që do të shtohen këtu edhe borxhi i koncesioneve dhe absolutisht që borxhi shkon në 83 – 85 përqind.”  

Berisha tha se pozicionin e Shqipërisë me FMN nuk mund ta vendosë qeveria, por parlamenti me votë. Ai shprehet kundër vendosjes së TVSH –së për biznesin e vogël, ndërsa për rritjen ekonomike thotë se qeveria bazohet tek paratë e drogës.

Tv Klan