Sikundër kreu i PD Lulzim Basha edhe ish kryeministri Sali Berisha foli me tone të ashpra nga foltorja e Kuvendit lidhur me tarifimin e Rrugës së Kombit. Berisha tha se kjo tarifë ka tronditur mbarë kombin dhe mbështet si dhe përgëzoi të gjithë kamionistët të cilët kanë dalë në protestë dhe refuzojnë aplikimin e tarimit të rrugës.

“Pas çlirimit të Kosovës, kjo çështje ka tronditur kombin. Për herë të parë në këto vite lirie, pjesa e kombit që jeton Kosovë, proteston, ngrihet dhe bllokon rrugën e komunikimit mes Shqipërisë. Unë i përgëzoj ata qindra kamionistë, të cilët ndërmorën një proteste apel, për ndërgjegjen shoqërore të çdo shqiptari po këta patritë nuk kanë ndërgjegje”.

Berisha tha se në vitin 2011 qeveria e tij pas studimve të kryera për mesataren e mirëmbajtjes, bashkë me ministrin Olldashi, vendosën të mos aplikonin tarifim. 

“Është e vërtetë që në vitin 2011, qeveria e kryesuar nga unë dhe me ministër të ndjerin Sokol Olldashi bëmë të gjitha studimet, por është po kaq e vërtetë saqë pas studimit, nuk ka asnjë gjë të fshehtë u vendos që taksa të mos vihet. A jam unë kundër fondeve për mirëmbajtjen e rrugëve? Përkundrazi, sado fonde të zgjidhni për mirëmbajtjen e rrugëve unë do i votoj, sepse është jetike, por të caktosh 5 milionë dollarë për mirëmbajtjen e rrugëve që janë 18 mijë km në mbarë vendin, do të thotë se nuk jeton në këtë vend. Kthehemi tek taksa, doli vlera ishte e papranueshme, atëherë u vendos të mos e mbajë Drejtoria e Rrugëve. Unë jam, kam qenë, dhe do jem që mirëmbajtja e rrugëve tu jepet kompanive private që kanë fuqi shumë herë më të madhe, ekspertizë, sesa Drejtoria e Rrugëve. Dallimi ishte thelbësor, do i jepnim koncesionarit siç i jepni ju ndrikull Nushit , apo me atë muratorin e instrumenteve,

tha Berisha

.

/tvklan.al