berishaLirimin nga detyra të Kolonel Dritan Demiraj e ka komentuar edhe ish-Kryeministri Sali Berisha.

Në një status të gjatë në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se Kolonel Demiraj u lirua nga detyra mbi bazën e një akti tipik prej mashtrimi të paskrupullt.

“Ai është akuzuar nga Rama, zëdhënësit e tij në Ushtri, superkonfidentja Kodheli dhe Gjeneral Trafiku se është larguar jashtë shteti pa leje, ndërkohë që Koloneli çdo largim jashtë shteti e ka bërë me leje dhe jo vetëm me gojë, por me shkrim – shkruan Berisha.

Berisha vlerëson lart figurën e Kolonel Demirajt për kontributin e dhënë në Ushtri dhe në misionet paqeruajtëse ndërsa akuzon Kryeministrin dhe Ministren e Mbrojtjes për abuzime të shumta në Forcat e Armatosura.

“Me keqardhje më duhet t’ju them se: Kolonel nuk ke kujt t’i shkruash. Në shtëpinë e atyre nuk ka vend për njerëz si ti. Për ata ti je një alien, aty nuk ka vend as për hakun e perëndisë” – shkruan Berisha në Facebook.

Tv Klan