Ish kryeministri Sali Berisha i cilëson alibi të kryeministrit Edi Rama akuzat ndaj Partisë Demokratike se kompani ruse kanë lobuar në Uashinton për llogari të selisë blu për të krijuar destabilitet në Ballkan. Sipas tij sulmet që vijnë nga zyra e Edi Ramës kanë për qëllim të mbulojnë lidhjet që ai thotë se i vëllai i kreut të qeverisë ka me kokainën kolumbiane të sekuestruar në Durrës.

“ Edi Rama ka përdorur si mburojë ndaj akuzave që përdoren për të dhe të vëllanë Olsin, për drogën si mburojë ka përdorur komunikatën banale që ka lëshuar dje Fatmir Xhafaj, pasi i futi thikën pas shpine”.

Berisha shkon më tej kur thotë se kryeministri është marrë peng nga Ministri I Brendshëm.

“Xhafaj ka peng Ramëm, se ka vetëm Saimir trafiku dhe del edhe Fatmir Xhafajn që të merr peng, vë në statusin e tij statusin e Xhafës.

Më herët ish kryeministri Berisha përmes një statusi në Facebook duke iu referuar një postimi të një qytetari e akuzoi Olsi Ramën si ndërmjetës për çmimin e drogës për të cilën sipas tij janë dhënë kapar 4.2 milionë euro.

Tv Klan