Për herë të parë që prej nisjes së protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ish – Kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar një fazë të re të qëndresës së opozitës. Mbështetësit demokratë i ftoi të mos krijojnë iluzione për dorëheqjen e Kryeministrit Rama, por të ngrihen për ta larguar atë.

“Kjo betejë të njohë nivele të reja për të shporrur Ramën. Mos kemi iluzion, Rama nuk e jep dorëheqjen, duhet ta krrejmë, ta shporrim, ta qërojmë.  Të përgatitemi, javët që vijnë të shporrim Edi Ramën dhe organizatën e tij kriminale në qeveri . Pse nuk e jep dorëheqjen? Krimet e kryera nuk e lënë.”

Berisha ishte i ashpër, kur iu referuar një deklarate të pak ditëve më parë të kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule, se gjatë një takimi që përfaqësues të partive opozitare patën me një zyrtar të Komisionit Europian, ky fundit u ka kërkuar të futen në zgjedhjet e 18 Qershorit për të përfituar mandate nga bojkoti i Partisë Demokratike. Berisha kërkoi nga Komisioni Europian shkarkimin e tij.

“Na kujtove kohërat e perandorisë osmane kur para se të dërgonte ushtrinë, sulltani dërgonte qeset me para. Erdhe këtu të mbledhësh mandate. Turp. Largojeni nga komisioni këtë njeri. Nuk ka imunitet askush nga korrupsioni, por ky është një akt i shëmtuar. Nuk i bën nder njeriu, as komisionit, ai është peng I klubit 4700 euro metri katror  ose i klubit të kanabisit të Ramës”.

Ish-kryeministri Berisha e paralajmëroi pasardhësin e tij se pas ardhjes në pushtet të opozitës qeveria e dalë nga zgjedhjet e lira e të ndershme do të anulojë ligjin, që sipas tij, amniston politikanët për veprat penale që kanë kryer.

Tv Klan

///

Berisha: Laboratori i gjetur në Skrapar i drejtuar nga qeveria

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur nga çadra e protestës në ditën e 56 të saj. Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi se qeveria është e përfshirë në laboratorin e drogës i cili u zbulua ditën e djeshme në Skrapar, madje ai tha që ky laborator është i drejtuar prej saj. “Laboratori që u gjet dje në Skrapar është i drejtuar nga qeveria dhe është më moderni”.

Fjala e Berishës:

“Së pari më shprehjen tënde “tokë e xanun” mendove se mund të më thyesh mua dhe ata që përdorin shprehjen Xanun, janë shumicë sot. Të garantoj ty, se ata dhe secili prej tyre janë 100 herë më të mirë sesa ty. Ata i thonë Shqipërisë, Shqipëri dhe duan të bëhen qindra herë më  të mirë se ty. Ata i thonë dinjitetit njerëzor, dinjitet. Por ti, Edi Rama je gabuar, në çdo centimetër të kësaj çadre shkruhet “Guxo po deshe”.  Në krye të radhës kërkova që të pyesim veten a menduan ata që çadra do vazhdonte në ditën e 56 të saj, sot çadra e lirisë ka shpërndarë mesazhin e saj në mbarë botën. Në Shtëpinë e Bardhë, në Romë, Vjenë, Paris, Londër dhe kudo.

Në këtë çadër ka gra dhe burra të nisur nga të katërta anët e Shqipërisë. Kanë ngritur  një gradaçelë të cilën ne nuk mund ta tradhtojmë, për të cilën jam i gatshëm për çdo sakrificë të bëhet realitet.

Beteja jonë është betejë për votën e lirë. E vërteta jonë nuk vdes kurrë dhe do të triumfojë. Ky është mision kombëtar, që kombi ynë të votohet i lirë. Ne besojmë njësoj si njerëzit e mirë kudo.

Ky është kthyer në skllav i klubit kanabist të Edi Ramës. Edi Rama nuk jep dorëheqjen, ne duhet ta shporrim, ta qërojmë. Po do thoni ju, pse Rama nuk jep dorëheqjen? Ne jemi para alternativës, pushtet ose burgun. Ose të mbajmë pushtetin ose na pret burgu.

Çfarë bëri para një jave, që s’mund të ndodhi në një vend të civilizuar. Kaloi ligjin për të amnistuar të gjithë ministrat e kansbizuar të tij.

Laboratori që u gjet dje në Skrapar është i drejtuar nga qeveria dhe është më moderni.  Edi Rama ka vetëm një vend burgun dhe vetëm burgun./

tvklan.al