berisha-per-halim

Ish – Kryeministri Sali Berisha bëri përgjegjëse qeverinë për mosnënshkrimin e marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar, për këstin e rradhës të kredisë 300 milionë euro. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Berisha foli për korrupsion të zyrtarëve të lartë në Dogana e Tatime.

Pavarësisht rezervave që ka patur në të shkuarën me FMN -në, ish – Kryeministri Berisha e cilësoi largimi e Fondit një sinjal të keq për ekonominë e vendit.

Goditje për ekonominë, sipas tij, është edhe lufta që qeveria i ka shpallur investitorëve të huaj, duke sjellë në vëmendje rastin e kompanisë “Aktor”.

I pyetur për reformën në drejtësi, Berisha tha se opozita duhet të jetë pjesë e Komisonit, por shprehu rezerva për qëndrimin e Ambasadores së BE – së në Tiranë, Romana Vllahutin.

Për të ndalur rrënimin, që sipas tij, po kalon vendi si pasojë e keqqeverisjes, Berisha paralajmëroi nisjen e protestave në Shtator. Aksioni i opozitës, tha ai, duhet të paraprihet nga një analizë e humbjes në zgjedhjet e 21 Qershorit.

Tv Klan