Etrit Berisha nuk do të jetë në portë në përballjen e 24 marsit me Italinë në Palermo. Portieri i Kombëtares është pezulluar për shkak të ndodhisë në sfidën me Izraelin ku u ndëshkua me të kuq pas reagimit ndaj Zahavit. Berisha foli për herë të parë rreth kësaj situate gjatë një interviste për “Gazzetta dello Sport”. “

Unë në të vërtetë vetëm e preka lehtë, por ai dha atë shfaqe të pahijshme, gjithësesi nuk duhet të reagoja në atë mënyrë dhe në të ardhmen do ta mendoj dy herë para se të veproj. Prej atij kartoni të kuq mësova një pjesë të rregullores që nuk e njihja

” – tha Berisha, ndërsa është i zemëruar që nuk do të jetë në ndeshjen e shumëpritur.

Ai edhe pse shikon pak mundësi që Shqipëria të kualifikohet në finalet e Botërorit kërkon nga tribuna fitoren me Italinë. Etrit Berisha u shpreh i kënaqur për përvojën që po kalon tek Atalanta, duke mos dashur të flasë shumë për të ardhmen. Berisha tha se kërkon të kthehet sërisht të godasë 11-metërshat ashtu siç bënte te Kalmar, në Suedi.

Tv Klan