Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar datat kur ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri doli nga Shqipëria dhe udhëtoi drejt Gjermanisë.

Sipas Berishës, Tahiri ka dalë nga vendi nga data 17 Nëntor deri më 20 Nëntor, bazuar në të dhënat e sistemit TIMS.

Por, ish-Kryeministri deklaron se ndryshe nga sa u aludua në media që Tahiri shkoi në Gjermani për babain, rezulton që i ati i ish-ministrit nuk ishte fare në Gjermani në ato data. Sipas të dhënave të TIMS, Bashkim Tahiri rezulton të ketë qenë në Shqipëri në ditët kur Saimir Tahiri doli nga vendi.

Denoncimi në Facebook i ish-Kryeministrit Sali Berisha:

Saimir Trafiku ka mashtruar drejtësinë dhe parlamentin!

Oficeri dixhital denoncon:

-mashtrimin kriminal të Saimir Trafikut për motivin e largimit të tij në Gjermani në kundërshtim dhe thyerje flagrante të Kushtetutës dhe vendimit të parlamentit. Sipas tij, bazuar në të dhënat e sistemit TIMS, Saimir Trafiku ka qenë në Gjermani nga data 17 deri më datën 20 nëntor dhe po sipas sistemit TIMS, Bashkim Tahiri në këto data nuk ka qenë fare në Gjermani por vetëm në Shqipëri.

Edhe njëherë bëj thirrje t’i hiqet menjëherë mandati këtij trafikanti gangster.

Lexoni mesazhin e oficerit dixhital! sb

“Përshëndetje Doktor. Sipas sistemit TIMS Saimir Tahiri ka qenë në Gjermani nga data 17 deri 20 nëntor. Por në këtë kohë babai i tij Bashkimi ka qenë në Shqipëri e jo në Gjermani siç deklaron ai”.

/tvklan.al