Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në Facebook se shuma e parave prej 863 mijë Euro të gjetura në makinën e Orest Sotës, janë të vjedhura në një bankë në Kosovë.

Berisha citon një biznesmen që ofron shërbime në fushën e sigurisë, i cili thotë se shuma e parave është vjedhur në një bankë të nivelit të dytë në Kosovë.

Orest Sota është lënë në burg nga Gjykata pasi është kapur në makinën e tij me 863 mijë Euro para të pajustifikuara dhe dy patenta lundrimi të Saimir Tahirit.

Denoncimi në Facebook i ish-Kryeministrit Sali Berisha:

Eksperti dixhital i sigurisë nga Kosova denoncon:

Paratë e gjetura në makinën e Orest Sotës janë të vjdhura në një bankë!

Lexon mesazhin e tij. sb

“Doktor, Përshëndetje nga Kosova,

Me shqetësim jemi duke e përcjellur rastin Tahiri, i cili është duke e njollosur Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët.

Unë jam një biznesmen i suksesshëm nga Kosova qe 40 vite, ndërsa 15 vitet e fundit jam duke u ofruar shërbime në industrinë e sigurimit (security).

Që nga fillimi i rastit Tahiri, jam duke ndjekur çdo lajm dhe opinion në mediat e Shqipërisë. Dhe, unë si njohës i sigurisë, kam ardhur deri tek konstatimi se ato para janë nga krimi për arsyet në vijim:

1. Deklarimi i familjës Sota dhe avokatit të tyre, se paratë janë nga kursimet, nuk duket i qëndrueshëm, sepse paratë e kursyera për disa vite kursehen në valuta 500Eur, 200Eur, apo 100Eur. Ndërsa, paratë e gjetura në xhipin e Sotës, shumica e tyre janë të valutave 20Eur dhe 50Eur.

2. Me çrast, këto para duket të jenë nga plaçkitja e Bankës ProCredit Bank në Prishtinë, më 10 Gusht, 2017 për arsyjet në vijim: Kriminelët në princip nuk qesin paratë e ndyta në treg para 3 deri në 6 muaj dhe denominimi i parave ka shumë ngjajshmëri me denominimin e parave të plaçkitura në rastin ProCredit Bank.

Andaj, në këtë rast, duket se kriminelët kanë gjetur Seksererët Sotën dhe Shoferin e familjes Tahiri, që me ato para të blihet Droga nga Sajmir Tahiri dhe kështu po bashkohen kriminelët me krimin e organizuar nga pushteti.”

/tvklan.al