Vetëm disa minuta pas takimit të Lulzim Bashës me Përfaqësuesen e Lartë të BE për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Frederica Mogherini, ish-kryeministrit Sali Berisha ka reaguar me tone të ashpra, duke akuzuar kreun e qeverisë Edi Rama. Sipas tij, kryeministri  nuk ka lënë gur pa lëvizur për të penguar takimin mes kreut të opozitës Lulzim Basha dhe Mogerinit.

Statusi i Berishës: 

Një fitore historike e popullit të lirisë!

Te dashur miq, takimi i Përfaqësues se Larte te BE për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Frederica Mogerini me kryetarin e opozites Basha eshte takim me Çadrën e Lirisë, është fitore historike e popullit te lirisë dhe pushtetit te tij qe po lind!

Zhvillmi i këtij takim shënon gjithashtu dështimin e plote te përpjekjeve te jashtëzakonshme e primitive te Edvin Kristaq Rames, i cili nuk la gur pa lëvizur për te dështuar këtë takim dhe për te “izoluar”/”ndryrë”Lulzim Bashen te vetmuar në çadër siç ishte betuar ai këto kohe bashkëpunëtoreve te tij me te afërt duke skermitur dhembet dhjetëra here ne dite!

Takimi eshte historik sepse nuk u zhvillua thjesht me liderin e opozitës por se u zhvillua pikërisht për ato shkaqet qe Edi Rama donte që kurrë te mos zhvillohej.

Ai u zhillua sepse Lulzim Basha tashme nuk përfaqëson vetëm PD, nuk perfaqëson vetëm opozitën, por përfaqëson lëvizjen masive popullore të 18 shkurtit, lëvizjen e votës se lire, shpresës dhe besimit te shqiptareve tek vetja, e ardhmja dhe vendi i tyre!

Duke përshëndetur përzemërsisht këtë takim me duhet t’i them piktorit dështak se Çadra e Lirisë dhe qeveria me maske te zeze karshi saj, janë realisht dy botë; njëra qe po lind e qe rrezaton shprese dhe besim, jo vetëm ne çdo skaj e qoshe që vendit qe Rama e shnderroi në Kolumbi te Europes, por dhe ne metropolet e mëdha të Europes dhe Botës; Kurse tjetra qe po rrokulliset me shpejtësi jo drejt arkivave por ne koshin e plehrave te historisë.

Prandaj Edvin beje gati vendin e azilit! Mos u tmerro. Mbaje shënim! Nuk ke pare gjë akoma! Ky eshte vetëm fillimi! sb/

tvklan.al