berishaPër shqiptarët, president i Maqedonisë mund të ishte edhe Sali Berisha. Këtë preferencë ata e kanë shprehur gjatë votimeve për zgjedhjet presidenciale. Në rrjetet sociale është shpërndarë një fletëvotimi e fotografuar, ku shihet se votuesi nuk ka pëlqyer asnjërin nga katër kandidatët e propozuar për president, por ka shkruar emrin e Berishës.

Banorë të Strugës thonë se ky nuk ka qenë rasti i vetëm ku shqiptarët e këtij qyteti kanë votuar-ish kryeministrin shqiptar për president të Maqedonisë.