Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një postim të qytetarit digjital ku thuhet se një rrjet kriminal po lejon trafikimin e organeve të fëmijëve dhe e gjitha kjo po ndodh në doganën e Shqipërisë dhe Kosovës.

Berisha i bën thirrje Prokurorisë që të nisë menjëherë hetimet lidhur me këtë denoncim tronditës ku bëhet fjalë për trafik të fëmijëve nën moshën 18 vjeç. 

Statusi i plotë i Berishës

Një denoncim tronditës!

Polici dixhital denoncon ekzistencën e një rrjeti që trafikon fëmije për qellim marrjen e organeve për transplant!

I bëj thirrje Prokurorisë të nisë me përparësi hetimin! sb

“Zoti Berisha jam një polic në kufirin e Kukësit problemi qëndron këtu. Mund te shpëtoni shumë jetë fëmijësh,ne doganën e Shqipërisë dhe Kosovës po bëjnë trafikun e fëmijëve nen moshë 18 vjeç e poshtë po i trafikojnë ne Kosovë për t’i qitur pre andej jashtë në një vend tjetër t’i marrë organet e trupit procedura qe po kryejnë janë falsifikimi i certifikatës duke i lejuar me kaluar me certifikate duke futur nga 20 mije lek te vjetra neper certifikate duke ja kaluar atyneve qe rrinë te gabinat aty në kufi ato për 20 mijë lek të vjetra po kalojnë një fëmijë deri me sot është trafikuar 9 fëmijë i marrin nëpër fshatra të lanur nga fshatrat e varfër janë duke bërë një gjë që nuk duhet të lutem shpërndaje dhe bëje sa më të madhe”./tvklan.al