Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video ku qytetari dixhital informon se sasia e drogës 15 ton e sekuestruar një ditë më parë në Llakatud të Vlorës po transportohet për në Tiranë.

Ditën e premte Policia e Shtetit zhvilloi një operacion masiv antidrogë në fshatin Llakatund, Vlorës, ku morën pjesë rreth 150 forca policie. Nga ky super –operacion u sekuestruan 15 ton e 162 kg kanabis.

Statusi i Sali Berishës: 

Qytetari dixhital informon:

“Përshëndetje doktor. Droga nga Llakatundi po transportohet për ne Tirane me dy kamionë te mëdhenj transporti shoqëruar me tre makina me civilesh dhe dy makina policie me fenelina”.

Shikoni videon e tij! sb